Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rrëshen, inaugurohet zyra e shërbimit për qytetarët

TIRANË, 17 prill /ATSH/- Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Drejtori i Policisë Vendore Lezhë Ferdinand Mara, inauguruan Zyrën e Shërbimit për Qytetarin në Komisariatin e Policisë Mirditë.

Sipas ministrit, zyra e shërbimit për qytetarin do të shërbejë për zgjidhjen e çdo problemi të tyre. Gjatë fjalës së tij, Xhafaj tha se “më vjen shumë mirë që është rikonstruktuar gjithë ky ambient i përshtatshëm, që të vijnë njerëz dhe të gjejnë një ambient të tillë që edhe nga pikëpamja funksionale të jetë një gjë sa më e mirë, sa më e përshtatshme”.

Sipas tij, policia është në krah të qytetarit dhe përballë kanë shkelësit e ligjit.

“Ne jemi bashkë me qytetarët, aleati më i rëndësishëm i qytetarit është Policia”. Në këtë Komisariat mbi 30 shtetas çdo ditë i drejtohen kësaj zyre për problematika të ndryshme. /z.tosku//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version