Ballina Bota

SHBA – Një avokat i njohur vetëdigjet në shenjë proteste ndaj ndotjes së mjedisit

UASHINGTON, 15 prill /ATSH-AFP/ – Një avokat i njohur amerikan, aktivist i flaktë për të drejtat e homoseksualëve, i ka vënë vetes flakën në një park të Nju Jorkut për të protestuar kundër ndotjes së mjedisit, sipas një letre lamtumire dërguar mediave përpara vdekjes.

Sipas ”New York Times”, që citon policinë, David Buckel u përfshi nga flakët në parkun Prospect de Brooklyn të shtunën në mëngjes dhe u shpall i vdekur rreth orës 06:30 (10:30 GMT), pasi i kishte dërguar një email disa mediave amerikane.

”Ndotja po shkatërron planetin tonë dhe po përhap paqëndrueshmëri nëpërmjet ajrit, tokës, ujit dhe motit”, shkruan Buckel në një tekst të publikuar nga e përditshmja njujorkeze.

”Shumica e banorëve të planetit thithin tashmë një ajër i cili është i dëmshëm për shëndetin shkaktuar nga karburantet dhe për rrjedhojë do të vdesin në mënyrë të parakohshme, vdekja ime e parakohshme me anë të karburantit dëshmon dëmet që po i bëjnë vetvetes”, dënoi ai./
/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Një fundjavë plot ngjyra në Kanionet e Osumit
Artikulli tjetërOficeri i sigurisë në shkolla, Mecolli: Roli ynë si mik i nxënësve