PRISHTINË, 13 Prill/ATSH/.- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës do të mbështesë me një fond prej 4,500 euro promovimin e Frankofonisë në Kosovë.
Sipas zyrës së shtypit të MKRS-së, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi nënshkroi sot një memorandum bashkëpunimi me Aleancën Franceze të Prishtinës.
Qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për projektet dhe aktivitetet për “Promovimin e Frankofonisë në Kosovë”.
Palët u shprehën të kënaqura për nënshkrimin e këtij memorandumi, ndërsa kryetarja e Aleancës Franceze të Prishtinës Dafina Bytyqi, falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve të tilla në të mirë të njohjeve kulturore./KosovaPress/k.s/













