TEL AVIV – Netanyahu: Izraeli kundër pranisë ushtarake iraniane në Siri

TEL AVIV, 12 prill /ATSH-DPA/ – Në një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se vendi i tij ”nuk do ta lejonte Iranin të vendoste një prani ushtarake në Siri”.

Ndërkohë që Izraeli përkujton vrasjen e gjashtë milionë hebrenjve gjatë Holokaustit, kryeministri Benjamin Netanyahu paralajmëron Iranin duke e krahasuar at me regjimin nazist.

“Kam një mesazh për drejtuesit iranianë, mos testoni vendosmërinë e shtetit të Izraelit”, tha Netanjahu dje në Memorialin “Yad Vashem” për Holokaustit, në Jeruzalem.

“Këto nuk janë fjalë boshe”, shtoi ai.

Kjo deklaratë vjen ndërkohë që rajoni mund të përballet me një sulm të mundshëm raketor të SHBA-së në drejtim të Sirisë pas akuzave për përdorim të armëve kimike nga Damasku.

Netanyahu e mbështet këtë sulm duke u shprehur se “çdo brez duhet të përballet me të keqen dhe agresionin”.

“Ne pamë fëmijët sirianë të masakrohen nga armët kimike. Zemrat tona janë shkatërruar nga horrori”, theksoi ai./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.