AZERBAJXHAN – Aliev rizgjidhet president

FILE- In this file photo taken on Friday, Nov. 24, 2017, Azerbaijan's President Ilham Aliyev waves as he arrives for an Eastern Partnership Summit in Brussels. Ilham Aliyev, who has ruled the oil-rich Caspian Sea nation since 2003, had been expected to seek re-election in November 2018, but his office announced on Monday Feb. 5, 2018, that an early election would be held in April. (AP Photo/Olivier Matthys, File)

BAKU, 12 prill /ATSH-AFP/ – President i Azerbajxhanit prej 15 vitesh, Ilham Aliev u rizgjodh për një mandat të katërt duke e zgjatur qëndrimin e tij në pushtet deri në vitin 2025, me 86% të votave, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara sot, një ditë pas zgjedhjeve presidenciale, të cilësuara pa konkurrencë nga ana e opozitës.

Ilham Aliev, fitorja e të cilit nuk kishte asnjë dyshim, mori 86,03% të votave pas numërimit të të gjitha fletëve të votimit, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor. Ai ishte përballë shtatë kandidatëve të tjerë të panjohur nga publiku i gjerë, të cilët u kthyen në rolin e figurantëve.

”Shkalla e pjesëmarrjes ishte 74,5%”, saktësoi në një deklaratë Komisioni Qendror Zgjedhor, edhe pse aktivistë të të drejtave të njeriut dhe liderë të opozitës ngritën dyshime në lidhje me këto të dhëna.

Ilham Aliev, 56 vjeç do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2025.

Ai u zgjodh për herë të parë në vitin 2003 në këtë ish-republikë sovjetike të pasur në hidrokarbure, duke pasuar babain e tij Heydar, një ish-oficer i KGB-së lokale, i cili drejtoi vendin që nga viti 1969 dhe mbajti pushtetin thuajse deri në momentin e vdekjen në vitin 2003.

”Qytetarët e Azerbajxhanit votuan për sigurinë dhe progresin”, u shpreh i entuziasmuar presidenti i rizgjedhur në një deklaratë të transmetuar në televizion./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.