Ballina Bota

BRUKSEL – BE zgjat sanksionet kundër Iranit

BRUKSEL, 12 prill /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian (BE) rinovoi sot, edhe për një vit, sanksionet e tij kundrejt më shumë se 80 personaliteteve iraniane për të protestuar kundër shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në këtë shtet.

”Këshilli vendosi të shtyjë afatin deri më 13 prill 2019 të masave shtrënguese kundrejt 82 personave për shkak të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në Iran”, bëri të ditur BE-ja në një deklaratë.

Sanksionet në fuqi prej vitit 2011 bazohen në një ngirje të aseteve në BE të 82 personaliteteve përfshirë ushtarakë të rangut të lartë, gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë të policisë apo shërbime sekrete, krerë të milicisë dhe drejtorë burgjesh, të cilëve u ndalohet edhe e drejta për të udhëtuar në BE.

Të 28 anëtarëve të BE-së u ndalohet gjithashtu e drejta për t’i shitur Iranit pajisje që mund të përdoren për represion dhe për të kontrolluar komunikimet.

Këto sanksione u parashtruan për të protestuar pas shtypjes së manifestimeve të organizuara kundër rizgjedhjes së kontestuar të Mahmud Ahmadinexhadit mes muajit qershor dhe dhjetorit të vitit 2009, që përfunduan me dhjetëra të vdekur dhe mijëra arrestime./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë- Rreth 136 mijë euro, për projektin “Shtigjet e ecjes” në Rahovec
Artikulli tjetërOHËR – Dimitrov & Kotzias: Ka përparime, por mbeten ende tema të vështira bisedimesh