Ballina Bota

MOSTAR – Vuçiç: Çdo konflikt do ta kthente Ballkanin 100 vite pas

MOSTAR, 10 prill /ATSH-TANJUG/ – Çdo konflikt do ta kthente rajonin 100 vite pas, deklaroi sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, gjatë një përmbledhjeje të përfundimeve të përbashkëta të një takimi me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov.

”Ne ramë dakord se është shumë e rëndësishme për të bërë gjithçka që mundemi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”, theksoi ai.

”U përpoqa ta siguroj Borisovin se Serbia do të bënte gjithçka mundte për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, theksoi ai.

“Çdo konflikt do të na çonte 100 vite pas”, deklaroi Vuçiç./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQeveria Berisha parashikonte uljen e deklarimit të TVSH-së në 2 milionë lekë
Artikulli tjetërFRANCË – Macron&Trump: Sulmi kimik në Siri nuk do mbetet pa përgjigje