BUDAPEST, 8 prill /ATSH-AFP/ – Hungarezët filluan sot zgjedhjet legjislative ku kryeministri në ikje, Viktor Orban shihet si favoriti kryesor i cili përgatitet për të marrë një mandat të tretë rradhaz në krye të qeverisë.
Rreth 7,9 milionë hungarezë pritet të marrin pjesë në këtë votim që filloi në orën 06:00 (04:00 GMT) dhe do të zhvillohet deri në orën 19:00 (17:00 GMT).
Sipas sondazheve Orban pritet të fitojë me një avantazh prej 20-30%, i cili në vitet 2010 dhe 2014, me një fushatë të përqëndruar mbi kërcënimin që përbënte migracioni, arriti të fitonte dy të tretat e Parlamentit.
Nga ana tjetër, opozita, që garon e përçarë, përqëndroi fushatën e saj mbi fuqinë blerëse të ulët pavarësisht se papunësia është në nivelet më të ulëta (3,8%)./G.S/





















