Ballina Bota

TURQI – 33 të arrestuar për lidhje me ISIS-in

STAMBOLL, 7 prill /ATSH-AA/ – Të paktën 33 persona janë arrestuar dje në Stamboll, me akuzën për lidhje me organizatën terroriste ISIS.

Në bazë të informacioneve të marra nga shërbimet sekrete, ekipet anti-terroriste kanë ndërmarrë një operacion kundër të dyshuarve për planifikim dhe kryerje të aktiviteteve në emër të organizatës terroriste ISIS.

Në mënyrë të harmonizuar, policia ka kontrolluar 16 shtëpi në 10 lagje të Stambollit, ku ka arrestuar 33 persona.

Gjatë kontrollit është sekuestruar një numër i madh dokumentesh dhe materialesh të tjera dixhitale./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPunësim edhe për qytetarët që kthehen nga emigracioni
Artikulli tjetërOrikumi nxit interesin e të huajve, film dokumentar nga radiotelevizioni zviceran