Ballina Bota

SPANJË – Antonio Tajani nderohet me çmimin europian “Karli V”

MADRID, 4 prill /ATSH-ANSA / – Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani është nderuar sot me çmimin “Karli V”, njoftoi presidentja e Akademisë Europiane të fondacionit “Yuste Rosa Balas”, Rosa Maria Balas në Merida.

Çmimi prestigjioz i jepet çdo vit një personaliteti që është dalluar në një nga proceset për integrimin europian.

Në edicionet e mëparshme çmimi i është dhënë figurave të njohura si Simone Veil, Helmut Kohl, Mihail Gorbacçv, Felipe Gonzalez dhe Jaques Delors./ /a.i/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Zgjedhja e administratorit ka reduktuar problemet me administrimin e pallateve
Artikulli tjetërÇeshtja “Tahiri”, hetimi për drogën do të shtrihet që në qeverisjen e PD-së