BRUKSEL – Shkalla e papunësisë në eurozonë bie në 8,5%

BRUKSEL, 4 prill /ATSH-AFP/ – Shkalla e papunësisë në zonën euro ka regjistruar rënie në muajin shkurt duke arritur në 8,5%, përqindja më e ulët që prej dhjetorit 2008, njoftoi sot Zyra europiane e Statistikave, Eurostat.

“Përqindja e papunësisë në zonën euro ra në muajin shkurt në 8,5%, nga 8,6% në janar”, theksoi Zyra europiane e Statistikave, Eurostat.

Në dhjetor 2008, kjo përqindje ishte 8,3% dhe më pas u rrit duke arritur në 8,7% në janar 2009.

Përqindja vjetore e inflacionit të zonës euro u rrit në muajin mars në 1,4% nga 1,1% në muajin shkurt”, sipas vlerësimeve paraprake të Eurostat duke iu afruar akoma më shumë objektivit të vendosur nga Banka Qendrore Europiane, BQE.

Këto shifra të papunësisë dhe inflacionit janë konform pritshmërive të ekspertëve të pyetur nga ndërmarrësi i shëbimeve financiare, Factset./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.