Rama: BE të liberalizojë vizat për Kosovën

TIRANË, 4 Prill/ATSH/- Bashkimi Europian duhet të mbajë fjalën dhe të liberalizojë një orë e më parë lëvizjen për qytetarët e Kosovës.

Në komunikimin me median pas përfundimit të Konferencës Ballkanike të Partisë Socialiste Europiane në Tiranë, Kryeministri Edi Rama nënvizoi dosmosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Në këtë proces ne jemi shumë të fokusuar tek momenti i çeljes së negociatave, por për asnjë moment nuk harrojmë se ky proces i përafrimit të mëtejshëm me BE-në ka edhe një anë tjetër të medaljes për ne shqiptarët, domosdoshmëria që tani BE të mbajë fjalën dhe të liberalizojë një orë e më pare lëvizjen për qytetarët e Kosovës”, tha Rama.

Ai shprehu bindjen se edhe Presidenti i PES, jo vetëm ndan të njëjtin qëndrim, por është edhe posaçërisht i fokusuar në të gjitha këto momente të proceseve, dhe do të shtonte me qëndrimin e tij publik një element shumë të rëndësishëm të gjithë kësaj periudhe për të gjitha vendet tona”.

“Falënderoj praninë e e mikut tim të shtrenjtë, siç e kam thënë dhe nuk i heq presje asaj që kam thënë – një shqiptar i dalluar, Albin Kurtit, dhe Fatmir Limaj që përfaqësojnë në këtë konferencë partitë e tyre. Miqtë tanë kosovarë janë pjesë e kësaj konference dhe kjo konferencë është e programuar, ka kohë”, tha Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.