BOGOTA, 1 prill /ATSH-AA/ – Një aeroplan i vogël i tipit ”Cessna 172”, u ul në një autostradë në Kolumbi, pasi paraprakisht u përfshi gjatë fluturimit nga një mot me furtunë dhe shi.
Bëhet fjalë për avionin i cili fluturonte në linjën Tunja- Bogota, piloti i të cilit arrit ta ulë me sukses, pavarësisht se ishte futur në një zonë të përfshirë nga stuhia.
Aeroplani u ul rreth 74 kilometra nga aeroporti ushtarak i Guaymaratit, i cili ishte destinacioni i tij, ndërkohë që ulja e detyruar nuk shkaktoi plagosje të pasagjerëve.
Në rrjetet sociale u shfaqën disa pamje ku shihet policia duke siguruar avionin, i cili dukej i parkuar para një qendre tregtare.
Vitin e kaluar, një rast i ngjashëm ndodhi me një avion të vogël në Bogota, i cili kishte hyrë në një zonë stuhie me erëra të forta, por që fatkeqësisht përfundoi tragjikisht, ngaqë avioni u përplas për një mal, ku humbën jetën tetë persona./ a.jor.













