Ballina Aktualitet

Rama: Përgjigje ligjore ndaj dhunës barbare mbi pronën e përbashkët

TIRANË, 31 Mars/ATSH/.- “Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë”.

Kështu deklaroi të shtunën përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook”, Kryeministri Edi Rama.

Rama reagoi mbi protestën e sotme në “Rrugën e Kombit”, ku prostesuesit u përplasën me policinë, si dhe hodhën sende të forta dhe i vunë zjarrin sporteleve të kompanisë koncesionare për vjeljen e tarifave.

“Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin!”, u shpreh Rama./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKalimi në Qafë Morinë vijon normalisht
Artikulli tjetër​Thaçi: Sipas AKI-së të arrestuarit kanë rrezikuar sigurinë kombëtare