TIRANË, 31 Mars/ATSH/-. Kalimi në pikën kufitare të Qafë Morinës vijon të jetë funksional dhe kalimi i qytetarëve po bëhet normalisht.
Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai konfirmoi për ATSH-në se, “nuk ka asnjë vendim për të bllokuar punën në pikën e kalimit kufitar të Qafë Morinës, në Kukës, duke parë dhe protestën që po zhvillohet në zonën e tunelit të Kalimashit, te Rruga e Kombit, për shkak vendosjes së tarifës së mirëmbajtjes në këtë segment rrugor”.
Në Rrugën e Kombit u zhvillua sot një protestë kundër tarifës që pritet të vendoset në këtë aks që lidh Shqipërinë me Kosovën./m.m/























