PRISHTINË, 30 Mars/ATSH/.- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie reagoi sot lidhur me arrestimin e gjashtë shtetasve turq gjatë ditës së djeshme në Kosovë.
Delawie ka kujtuar rëndësinë që ka respektimi i ligjit.
“Duke ndjekur nga afër ngjarjet. Transparenca dhe angazhimi përgjatë porcesit, si dhe sundimi i ligjit janë jetike”, shkruan ai në rrjetin social Twitter, përcjell KosovaPress.
Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka shkarkuar ministrin e punëve të brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashi lidhur me këtë ngjarje. Kurse familjarët e personave të arrestuar kanë zhvilluar një takim në zyrën e kryeministrit ku kërkuan të dinë ku janë familjarët e tyre. /KosovaPress/k.s/























