Bashkia e Fierit në mbështetje të fermerëve
Bashkia e Fierit në mbështetje të fermerëveSë fundi, Bashkia e Fierit po rehabiliton sistemin e kullimit dhe vaditjes në njësitë administrative Daullas dhe Mbrostar.
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 30.03.2018
TIRANË, 30 Mars/ATSH/.- Rehabilitimi i kanaleve të kullimit dhe vaditjes në Fier po vijon me ritme të larta, ndërsa kjo ndërhyrje pritet të ketë impakt në rritjen e prodhimit bujqësor.
Së fundi, Bashkia e Fierit po rehabiliton sistemin e kullimit dhe vaditjes në njësitë administrative Daullas dhe Mbrostar.
Ajo që ka rëndësi për fermerët është përparësi për ne, shprehet Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.
Në dy vitet e fundit 2016-2018, në Fier janë rehabilituar 338 044 ml kanale kulluese, duke bonifikuar rreth 25 578 ha tokë bujqësore.
Me ndarjen e re territoriale rreth 50 për qind e gjithë territorit të Bashkisë Fier është zonë rurale, pothuajse tërësisht bujqësore dhe me tokë shumë pjellore, ndaj kjo ndërhyrje merr një rëndësi të veçantë./m.m/

















