Agjencia Telegrafike Shqiptare

Bashkia e Fierit në mbështetje të fermerëve

TIRANË, 30 Mars/ATSH/.-  Rehabilitimi i kanaleve të kullimit dhe vaditjes në Fier po vijon me ritme të larta, ndërsa kjo ndërhyrje pritet të ketë impakt në rritjen e prodhimit bujqësor.

Së fundi, Bashkia e Fierit po rehabiliton sistemin e kullimit dhe vaditjes në njësitë administrative Daullas dhe Mbrostar.

Ajo që ka rëndësi për fermerët është përparësi për ne, shprehet Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Në dy vitet e fundit 2016-2018, në Fier janë rehabilituar 338 044 ml kanale kulluese, duke bonifikuar rreth 25 578 ha tokë bujqësore.

Me ndarjen e re territoriale rreth 50 për qind e gjithë territorit të Bashkisë Fier është zonë rurale, pothuajse tërësisht bujqësore dhe me tokë shumë pjellore, ndaj kjo ndërhyrje merr një rëndësi të veçantë./m.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version