Ballina Bota

ITALI – Reshjet e shiut dhe të borës, rrugët e Europës mbushen me gropa 

ROMË, 28 mars /ATSH/ – Moti i ftohtë dhe reshjet u larguan nga Europa, por kanë lënë pas pasoja të konsiderueshme duke sjellë  përkeqësim të infrastrukturës, sipas televizionit publik italian RAI.

Roma është një prej kryeqyteteve europiane më të prekura nga pasojat negative të reshjeve në infrastrukturë.

Televizioni italian “Rai 2” ka paraqitur situatën e përkeqësuar të rrugëve në kryeqytetin italian, si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit. Gropat e krijuara në të gjithë rrugët e qytetit të Romës këto ditë është pamja dhe situata me të cilin përballen çdo ditë drejtuesit e automjeteve të këtij qyteti.

Siç mund të shihni edhe nga kjo video e “Rai 2”, në pritje të rikonstruksioneve përfundimtare, bëhen riparime të përkohshme. Por edhe në ato rrugë ku është ndërhyrë duke mbushur gropat, zgjidhja ka qenë momentale, pasi reshjet kanë sjellë sërish çarjen e asfaltit e duke krijuar gropa të reja.

Sikurse shprehen edhe ekspertët e Bashkisë së Romës, asnjë ndërhyrje nuk mund të realizohet gjer në largimin e shirave dhe të hapjes së motit për të realizuar investime të qëndrueshme.

Sipas këtij reportazhi, kjo situatë ka detyruar që Bashkitë t’i lokalizojnë një pjesë të mirë të investimeve në riparimin e këtyre rrugëve të dëmtuara.
Reportazhi i Rai 2 për rrugët në Romë:

http://www.tg2.rai.it/dl/RaiTV/programmi/media/ContentItem-7db0444b-cae2-451d-9947-0b3de6ffd9fa-tg2.html#p=

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërcaktohen kriteret e gradimit të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarakëve në rezervë
Artikulli tjetërKrijohet Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë