Ballina Bota

ROMË – Gjermania: Italia duhet të jetë e pranishme në reformimin e BE-së

ROMË, 23 mars /ATSH-AFP/ – Italia nuk ka asnjë interes që të humbas trenin e reformave aktuale që po diskutohen në Bashkimin Europian (BE), paralajmëroi sot në Romë ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas.

“Tani duhet të diskutojmë për reformat që janë paraqitur nga Juncker dhe Macron. Dhe është në interesin tonë që Italia të jetë e pranishme”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp në përfundim të një takimi me homologun e tij italian Angelino Alfano.

“Italia është një aktor i rëndësishëm në BE”, theksoi ai.

Ministri italian, që i përket një qeverie të përkohshme pas zgjedhjeve të 4 marsit, nga ana e tij u përpoq të garantojë kolegun gjerman mbi angazhimin europian të vendit të tij./G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQëllimi i SHBA-ve ta shohin Shqipërinë në BE
Artikulli tjetërBRUKSEL – Cipras: Duhen plotësuar dy kushte që të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë