HANOI (Vietnam) – Presidenti koreano-jugor, i cili ndodhet në një vizitë në Vietnam, do të takohet me homologun vietnamez, Tran Dai Quang dhe shefin e partisë komuniste dhe do të mbajë një konferencë shtypi.
HANOI (Vietnam) – Ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov takon drejtuesit vitnamezë.
NJU DELHI (Indi) – Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier në vizitë zyrtare në Indi.
PEKIN (Kinë) – Kryeministri kinez, Li Keqiang takon presidentin e Kamerunit, Paul Biya.
ROMË (Itali) – Mbledhja e parë për deputetët dhe senatorët pas zgjedhjeve legjislative dhe fillimi i votimit për të zgjedhur presidentët e rinj të dy dhomave.
BRUKSEL (Belgjikë) – Dita e dytë e samitit europian. Në axhendën e diskutimeve do të jenë marrëdhëniet post-Brexit dhe reforma e zonës euro.
HELSINKI (Finlandë) – Ish-presidenti katalanas në arrati, Carles Puigdemont në vizitë në Finlandë, i ftuar nga një deputet i Laponisë.
SHKUP (Maqedoni) – Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias në vizitë në Maqedoni, një javë para një raundi tjetër negociatash, me një ndërmjetësim të OKB-së, për emrin e Maqedonisë.
LISBONË (Portugali) – Grevë e infermierëve portugezë që luftojnë për një rivlerësim të karrierës së tyre.
UASHINGTON (SHBA) – Princi trashëgimtar saudit, Mohammed ben Salmane vazhdon një vizitë në Uashington dhe në disa qytete amerikane.
DUBAI (Emiratet e Bashkuara Arabe) – Edicioni i 12-të i ekspozitës ndërkombëtare Art Dubai./
/ec/























