Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, 23 Mars 2018

TIRANE, 23  Mars/ATSH/- Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh gjatë orëve të pasdites.

Sipas shërbimit meteorologjik, do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash.

Në Veri reshje dëbore me intensitet të ulët në lartësi mbi 200 metër, në Jug dhe Juglindje në lartësi mbi 800 metër. Era me drejtim Verilindje-Juglindje 1-12m /sek. Deti i forcës 4 me lartësi dallge 2.5 metër. Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Temperaturat:

Vendet malore                        -4°/6°C

Vendet e ulta              3°/16°C

Vendet bregdetare      3°/17°C /a.g/       

           

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakI dhamë fund korrupsionit me lejet e ndërtimit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/03/2018