Ballina Bota

REPUBLIKA ÇEKE – Gjashtë të vdekur pas shpërthimit në një uzinë kimike

PRAGË, 22 mars /ATSH-AFP / – Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pas shpërthimit, sot në mëngjes, që ndodhi në një uzinë kimike në Kralupy-nad-Vltavu, 30 kilometra në veri të Pragës, njoftuan shërbimet zjarrfikëse.

“Kemi marrë njoftimin për gjashtë të vdekur dhe shumë persona të tjerë të plagosur”, deklaroi zëdhënësja e shërbimit zjarrfikës, Vladimira Kerekova, e cituar nga agjencia çeke e lajmeve, CTK.

Spitali i Pragës ”Vinohrady” njoftoi zbatimin e një plani urgjence dhe përgatitjet për pritjen e një numri të madh pacientësh.

Shpërthimi ndodhi në një uzinë të kompanisë ”Synthos”, e specializuar për prodhimin e kauçukut sintetik dhe të polistirenit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPORT – Moska: Tifozët britanikë për Botërorin 2018 do të jenë krejtësisht të sigurit
Artikulli tjetërBorisov: Pasoja serioze nëse BP-së nuk i hapim tani rrugën drejt BE-së