Ballina Bota

SLLOVAKI – Presidenti refuzon emërimin e qeverisë së Pellegrinit

BRATISLAVA, 20 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti sllovak, Andrej Kiska njoftoi sot se refuzonte të emëronte qeverinë ashtu siç i ishte paraqitur nga kryeministri Peter Pellegrini.

“I kam thënë se nuk do të emëroj qeverinë me përbërjen që ai më ka dorëzuar”, tha presidenti për median.

“I kam dhënë kohë Pellegrinit deri të premten që të paraqesë emrat e rinj”, shtoi presidenti.

Pellegrini do të pasojë socialdemokratin Robert Fico i cili u dorëhoq pas vrasjes së gazetarit Jan Kuciak./G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë – Demarkacioni me Malin e Zi sërish sot në Kuvend
Artikulli tjetërGjonaj-qytetarëve: Bëhuni aleatët tanë