TIRANË, 20 Mars/ATSH/ – Flokë të errët prerë shkurt, buzëkuq i kuq, një fustan me lule dhe mikrofon në dorë. Shfaqet kështu, në fotografinë e parë sociale të shpërndarë ditët e fundit, Renée Zellweger, e transformuar, falë grimit dhe parukes , në rolin e të madhes Judy Garland.
Do të jetë me të vërtetë Bridget Jones e ekranit të madh që do të interpretojë divën e paharrueshme Dorothy, në “Il Mago di Oz”, film i cili e kujton atë në vitet e fundit të jetës së saj dhe xhirimet për të cilin sapo kanë filluar në Londër.
Filmi, i drejtuar nga regjisori i teatrit Rupert Goold dhe i prodhuar nga BBC, Ingenious Media dhe Pathé, do të përqendrohet në vitet e fundit të jetës së Garland, para se të vdiste më 22 qershor 1969 nga një mbidozë ilaçesh.
Aktorja dhe këngëtarja shumë e vlerësuar me çmime, përveç se nëna e Liza Minenlli, ishte në Londër për një seri koncertesh. Ishte dimri i vitit 1968, tridhjetë vjet më vonë, pas suksesit të parë të madh në “Il mago di Oz”.
Ylli, 47 vjeç, përballet me bilancin e jetës dhe karrierës së saj, katër burra prapa krahëve, tre fëmijë, mbi dyzet filma, por edhe një histori të re dashurie, një me burrin e saj të pestë Mickey Deans dhe mbi të gjitha kaq shumë lodhje, për ritmet e pandërprera dhe stresuese të ditëve të saj, disa keqardhje, për një fëmijëri të pamposhtur dhe shumë fantazma të së kaluarës. Ajo që del në pah është dimensioni më intim i divës së madhe, brishtësia e saj, e cila e çoi në vdekjen e parakohshme.
Në film, ku skenari i të cilit është nga një prej autorëve të “The Crown”, Tom Edge, mund të dëgjoni disa nga sukseset e mëdha të Garland duke përfshirë “Over the Rainbow”, Jessie Buckley, Finn Wittrock dhe Sir Michael Gambon ./Tgcom24/k.s/























