ANKARA, 16 mars /ATSH-AA/ – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale si edhe problemi i ndjeshëm i migrimit ilegal.
Erdogan uroi Merkelin për rizgjedhjen në detyrën e kancelares, ndërkohë që dy liderët kanë riafirmuar vendosmërinë për ta intensifikuar dialogun dhe bashkëpunimin mes Turqisë dhe Gjermanisë dhe kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër migrimit ilegal.
Gjatë bisedës është theksuar edhe nevoja e luftës së përbashkët kundër organizatave terroriste, ndërsa është përmendur edhe rëndësia e Samitit të BE-së që do të mbahet në Varna më 26 mars.
Presidenti Erdogan e ka informuar kancelaren gjermane për operacionin “Dega e ullirit”, që Turqia po zhvillon kundër grupeve terroriste në Afrin të Sirisë./ a.jor.























