Bie niveli i ujit në Shkodër, Forca e Armatosura në gatishmëri

TIRANË, 16 Mars /ATSH- I. Vata/ -Niveli i ujit në zonat e Shkodër ka rënë në krahasim me ditë më parë, ndërsa Forcat e Armatosura prej ditësh janë në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë banorëve, deklaroi sot Ministria e Mbrojtjes.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Ministria e Mbrojtjes bënë të ditur se në Shkodër niveli i ujit ka rënë në krahasim me ditën e djeshme. Niveli i ujit në rrugë është rreth 70 cm.

Po ashtu, thuhet nga MB se “ka nisur transportimi i banorëve të Obotit me mjete te kalueshmërisë së lartë, kryesisht  nxënës shkolle dhe banorë nga fshati Obot për në Oblike”.

Situata e reshjeve gjatë 24 orëve të fundit pritet të përkeqësohet, por Forcat e Armatosura gjenden me një numër të shtuar për t’ju ardhur në ndihmë banorëve dhe përballuar me sukses situatën.

Në njoftimin e MB thuhet se “gjate 24 orëve te ardhshme priten sërish reshje të dendura, ndërsa Forcat e Armatosura kanë marrë masa me efektive dhe mjete për të qenë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme gjatë ditëve në vijim”./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.