Ballina Bota

BERLIN – Maas: Gjermania kërkon partneritet të ngushtë me Poloninë

BERLIN, 16 mars /ATSH-DPA/ –  Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas do të zhvillojë një vizitë në Varshavë, udhëtimi i tij i dytë zyrtar pas ardhjes në detyrë , në një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara midis dy fqinjëve të BE-së.

Maas ka planifikuar  të zhvillojë një sërë takimesh me presidentin e Polonisë , Andrzej Duda, kryeministrin,  Mateusz Morawiecki dhe homologun e tij , Jacek Czaputowicz në Varshavë.

Ky është udhëtimi i tij i dytë zyrtar pas Parisit, të cilin ai e vizitoi menjëherë pasi bëri betimin për marrjen e detyrës.

“Europa nuk mund të konceptohet pa pajtimin dhe miqësinë midis Gjermanisë dhe Polonisë. Si rrjedhojë, ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për ta mbajtur Europën të bashkuar”, deklaroi Maas përpara udhëtimit të tij në Varshavë.

Bisedimet pritet të përqëndrohen në bashkëpunimin e Gjermanisë, Polonisë dhe Francës për të nxitur progresin në Europë.

Bisedimet e Maas me ministrin e Jashtëm francez,  Jean-Yves Le Drian në Paris u fokusuan në reformat e BE-së,  si pjesë e axhendës ambicioze të presidentit, Emmanuel Macron për një integrim më të madh të eurozonës./ /a.i/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkurtohet me 40 kilometra largësia e Tiranës me Beratin
Artikulli tjetër“Centaur” ndërthurja e njeriut të kohëve moderne me teknologjinë në FAB