Ballina Bota

LONDËR – Britania e Madhe ngre qendrën e mbrojtjes kundër armëve kimike

LONDËR, 15 mars /ATSH-ANSA/ –  Britania e Madhe do të ndërtojë një qendër mbrojtjeje kundër armëve kimike për t’u mbrojtur nga kërcënimi në rritje i Rusisë dhe Koresë së Veriut, raportoi BBC online.

Sipas BBC-së, ministri britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson do të njoftojë sot planet për ndërtimin e qendrës, një investim prej 54 milionë eurosh.

Qendra do të vendoset në Porton Down, në Wiltshire, ku ndodhet selia e Laboratorit të Teknologjisë dhe Shkencës së Mbrojtjes, agjenci e kërkimeve shkencore dhe teknologjike e Ministrisë britanike të Mbrojtjes.

Shkencëtarët e Porton Down, vetëm rreth 13 kilometra në verilindje të Salisbury, qyteti ku ish-agjenti rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij ishin helmuar, dhanë kontributin e tyre për të kryer identifikimin e agjentit nervor të përdorur në sulmin ndaj Sergei dhe Yulia Skripalit./ /a.i/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRevista italiane: “Tirana, një nga qytetet më të pasura të historisë së artit: Ja çfarë duhet të vizitoni” 
Artikulli tjetërRritja e sigurisë, 15 oficerë pjesë e trupës mësimore pranë shkollave në kryeqytet