Ballina Lifestyle

Beyonce dhe Jay-Z për herë të parë së bashku në Itali në turneun e ri muzikor

TIRANE,13 Mars /ATSH/ – Beyonce dhe Jay Z rikthehen në skenë së bashku. Beyonce njoftoi në Instagram duke e bërë zyrtar faktin se ajo dhe i shoqi do të rikthehen së bashku me një tur muzikor . E jo vetëm kaq, por tashmë do ti kemi më afër se kurrë, pasi çifti i famshëm do të performojnë për herë të parë edhe në Itali.

Turneu i ri botëror, “On The Run II”, parashikon disa koncerte live, ku përfshihen dy data në Itali: 6 korrik në Stadiumin San Siro në Milano dhe më 8 korrik në Stadiumin Olimpico në Romë.

Kjo është hera e parë që Jay Z performon për herë të parë përpara fansave italianë, ndërsa diva e muzikës, Beyonce rikthehet pas dy vitesh, pasi ka performuar në vitin 2016 në San Siro./a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhafaj me ambasadorët e vendeve të BE: Të inkurajuar për vlerësimet pozitive
Artikulli tjetërShkrihen drejtoritë bujqësore