Tiranë, 8 Mars/ATSH/ – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të vijojë të rrisë pagat për mjekët dhe infermierët edhe këtë vit. Kjo deklaratë u bë nga vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një aktivitet të zhvilluar në nder të ditës ndërkombëtare të gruas, duke bërë bashkë në ambientet e ministrisë mjekë dhe infermierë. “Zemra ma donte të ishim të gjitha bashkë sot, të 12 mijë e 47 punonjësit gra të sistemit tonë shëndetësor për t’u përulur përballë punës tuaj.Ju meritoni më të mirën dhe me shumë përulësi ju them se mbështetja ime personale por mbi të gjitha e qeverisë shqiptare nuk do të mungojë.Ne do të vijojmë të përmirësojmë kushtet e punës në qendrat tona shëndetësore, në spitalet tona, që ju ta kryeni më mirë profesionin tuaj.Do të vijojmë me politikën e rritjes së pagave edhe në vitin 2018 për personelin mjekë dhe infermierë. Angazhimi ynë është i përditshëm në këtë drejtim dhe për një arsye tjetër, sepse ju jeni shembuj frymëzimi jo vetëm sepse keni lartësuar pozitat e grave në shoqërinë shqiptare por sepse ja dilni që çdo ditë të shpëtoni jetë dhe ky është më i larti i misioneve”, tha Manastirliu.Ajo u shpreh gjithashtu se që nga vitit 2019 do të plotësohen nevojat me mjekë specialistë në shumë spitale të vendit. Sakaq, Ministrja Manastirliu dhe zv/Ministret e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndanë disa çmime mirënjohjeje për mjeket dhe infermieret e vitit, të cilat i janë dedikuar këtij profesioni me përkushtim e sakrifica. U nderua me çmimin e mirënjohjes Liridona Cani, infermiere në qendrën shëndetësore Ostren në Bulqizë; dr. Zana Hoxha, mjeke gastrohepatologe në spitalin e Shkodrës, dr. Gjyzede Zalla, pediatre në spitalin e Durrësit, Sadete Gjeçi, infermiere e urgjencës në spitalin universitar të Traumës dhe prof. Eli Foto, shefe e shërbimit infektiv në QSUT.
Ballina Kryesore
Lajme
BRUKSEL – Kallas: Shqipëria ndër katër vendet më të avancuara drejt BE-së, duhet të...
BRUKSEL, 4 nëntor /ATSH/ - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, vlerësoi progresin e Shqipërisë...
ITALI – Bari rrit tarifat universitare për studentët e huaj, deri në 2 600...
BARI, 4 nëntor /ATSH/ - Universiteti “Aldo Moro” në Bari ka ndryshuar kriteret e llogaritjes së tarifave universitare për studentët e huaj.
Sipas sistemit të...
Rusi: Buxheti i parashikuar 37% më i ulët se kërkesa e KLGJ-së, kërkohen 199...
TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Programimit dhe Administrimit të Buxhetit,...
Gogu: Rreth 30 miliardë lekë për drejtësinë në 2027-ën, buxheti shkon te qytetari
TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu prezantoi sot në komisionin e Ligjeve buxhetin e drejtësisë për vitin 2027, ndërsa bëri të ditur...
“32 imazhe, 32 histori”, ATSH sjell udhëtim në kohë në Klik Ekspo Group
TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Ka fotografi që nuk tregojnë thjesht një çast, por përcjellin një epokë.
Një kantier ndërtimi, skenë teatri, hidrocentral që po ndërtohet, edicionet...
KE miratoi Paketën e Zgjerimit për vitin 2026: Shqipëria vazhdon të bëjë përparim drejt...
TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Komisioni Evropian miratoi sot Paketën e tij vjetore të Zgjerimit, duke vlerësuar progresin e bërë nga partnerët e zgjerimit gjatë vitit...
AMSTERDAM – Holanda propozon ish-bankierin, Klaas Knot si president të BQE-së
AMSTERDAM, 4 nëntor /ATSH-DPA/- Holanda ka propozuar ish-kreun e bankës së saj qendrore kombëtare, Klaas Knot, si kandidat për postin e presidentit të Bankës...
Zgjerimi i BE-së, KE: Përparime nga Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina, mbështetje...
BRUKSEL, 4 nëntor /ATSH/ - Komisioni Evropian miratoi sot Paketën vjetore të Zgjerimit e cila vlerëson progresin e arritur gjatë vitit të fundit nga...
Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen...
TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit...
Kurti: Pozita e Kosovës në procesin e integrimit nuk e pasqyron progresin e arritur
PRISHTINË, 4 nëntor/ATSH/ Kryeministri, Albin Kurti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim dhe të nisë...























