Ballina Ekonomi

Siguria ushqimore, AKU bllokon 41 kg mish në Sarandë

TIRANE, 7 Mars/ATSH/- Autoritet Kombëtar i Ushqimit në vijim të masave për disiplinimin e therjes dhe tregtimit të mishit në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore bllokoi në Sarandë, një sasi mishi prej 41 kg pa vulë dhe pa certifikatën veterinare.

Sipas një njoftimi për shtyp, AKU informon se po ashtu bllokoi 35 kg sallam për mungesë dokumentacioni shoqërues.

Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, gjatë inspektimit në dyqanin e mishit të shtetasit Hasan Basho, ka bllokuar 16 kg mish pa vulë dhe certifikatë veterinare.

Për tregtim të pasigurt të mishit, nga trupa inspektuese e AKU-së u mor edhe masa administrative me gjobë 100 mijë lekë.

Ndërkohë, në vijim të inspektimit, trupa inspektuese gjithashtu ka bllokuar në dyqanin e mishit me administrator shtetasin Kosta Miculi për mungesë vule dhe certifikatë veterinare, 25 kg mish derri dhe 35 kg sallam për mungesë dokumentacioni shoqërues, për gjurmueshmërinë dhe etiketimin e tij.

Për tregtim të pasigurt të ushqimit ndaj këtij subjekti trupa inspektuese e AKU-së ka marrë masën administrative 250 mijë lekë.
/a.gjonaj/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKorčok, mbështet dhe uron që 2018 të jetë viti i aspiratës së Shqipërisë në BE
Artikulli tjetër“7 Marsi”, Rama: Politika duhet t’i kërkojë ndjesë mësuesve