TIRANE, 6 Mars /ATSH/ – Moti gjatë ditës së sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Sipas Shërbimit Meteorologjik do të kemi reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.
Në orët e vona të mbrëmjes në Veriperëndim dhe Veri do të ketë edhe stuhi. Reshje dëbore të dobta do të ketë në Alpe dhe Verilindje.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperendim me shpejtësi 1-22m/sek. Deti do të jetë i forcës 6 ballë, me lartësi dallge 5.5 metra. Mjegull/mjegullinë nga reshjet.
Temperaturat parashikohen:
Vendet malore 3°/15°C
Vendet e ulta 7°/21°C
Vendet bregdetare 8°/21°C /e.malaj/























