TIRANE, 6 Mars /ATSH/ – Duhanpirja është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve kardiovaskulare që mund të shoqërohen me vdekje të parakohshme.
Cigaret përmbajnë shumë substanca helmuese, si psh: nikotinën, monoksidin e karbonit etj. Duhani nuk prek vetëm duhanpirësit por edhe personat të cilët ndodhen pranë. Ambienti me tym duhani dëmton sidomos shëndetin e fëmijëve. Duhanpirja mund të shkaktojë sëmundje respiratore, kancer të mushkrive.
Duhanpirja shakton:
– rrit rrezikun e përsëritjes së sëmundjes së arterieve koronare dhe ndërhyrjeve kirurgjikale
-uljen e oksigjenit në zemër
-rrit rrezikun për zhvillimin e astmës bronkiale
-rritet rreziku për sëmundje të mushkërive, sidomos tek fëmijët të cilët thithin tymin e lëshuar nga duhanpirësit
-goditje në tru etj. JO DUHANIT /e.malaj/























