BRUKSEL, 6 mars /ATSH-TANJUG/ – Ballkani Perëndimor është gjeografikisht pjesë e Europës dhe të gjithë bashkë mund të bëhen pjesë e Bashkimit Europian, deklaroi sot shefja e Politikave të Jashtme dhe Sigurisë në BE, Federica Mogherini.
“Është koha për të mbyllur plagët e së kaluarës dhe për të hedhur hapa të rinj për të garantuar stabilitet për rajonin dhe gjithë Europën”, shkruan Mogerini në blogun e saj personal.
“Në muajt në vijim, të gjashtë partnerët tanë të Ballkanit kanë, ashtu si edhe ne kemi, një dritare të vetme mundësie për t’i dhënë fund ndarjeve në Europë dhe për të bashkuar kontinentin tonë”, shkruan ajo./ /G.S/ a.jor.























