Ballina Bota

ITALI – Di Maio: L5Y e gatshme për formimin e qeverisë së re

ROMË, 5 mars /ATSH-DPA/ – Lëvizja Pesë Yjet (L5Y) është e gatshme të bashkëpunojë me partitë e tjera për krijimin e një qeverie, deklaroi lideri i saj, Luigi Di Maio duke theksuar se suksesi i saj zgjedhor në të gjithë vendin i kishte dhënë partisë një përgjegjësi të madhe.

“Fakti i të qenit përfaqësues i të gjithë kombit na projekton në mënyrë të pashmangshme drejt qeverisjes së vendit”, deklaroi sot Di Maio gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se partitë e tjera kishin arritur një performancë të mirë vetëm në disa rajone.

“Ne ndiejmë përgjegjësinë për t’i ofruar Italisë një qeveri”, shtoi ai.

Partia, e cila ka fituar pjesën më të madhe të votave, por nuk ka shumicën për të dalë e vetme në qeveri, ka ngurruar në mënyrë konvencionale ndaj formimit të aleancave.

“Ne jemi të hapur për t’u ballafaquar me të gjitha forcat politike për caktimin e drejtuesve të parlamentit dhe temave që do të mbizotërojnë në programin e ardhshëm legjislativ”, shtoi Di Maio./ /a.i/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKisha e ”Shën Mërisë” Berat, pjesë e itinerarit të turizmit kulturor dhe e projektit “Rrugët e besimit”
Artikulli tjetërVIDEO/ Jeta e ikonës së muzikës botërore Elvis Presley në një dokumetar