Ballina Bota

GREQI – Rikthehet rritja ekonomike për vitin 2017

ATHINË, 5 mars /ATSH-AFP/ – Greqia rikthehet në rritje ekonomike në vitin 2017, pasi Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) është rritur 1,4%, sipas një vlerësimi të parë të publikuar sot nga Autoriteti grek i Statistikave (ELSTAT).

Ky rezultat konfirmon parashikimet buxhetore të shtetit grek dhe ato të kreditorëve të vendit (BE-FMN-BQ) duke shfaqur një rimëkëmbje të ekonomisë greke në vitin 2017 pas një recesioni që zgjati tetë vite.

Megjithatë, rritja me 1,4% për vitin 2017 është më e ulët se sa ajo prej 1,8% që Athina kishte parashikuar në buxhetin e saj për vitin 2018, që u miratua në dhjetor./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRriten çmimet e mallrave të eksportit
Artikulli tjetërShqipëria në Task-Forcën Mjekësore të Ballkanit, debate në Kuvend