TIRANE, 28 Shkurt /ATSH/ – Gjatë ditës së sotme moti mbi vendin tonë parashikohet me vranësira dhe kthjellime.
Sipas Shërbimit Meterologjik do të ketë reshje dëbore të herëpashershme me intensitet të ulët deri në orët e mesditës. Në relievet malore në orët e pasdites do të ketë reshje dëbore me intensitet të dobët.
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim 1-15m/sek.
Deti i forcës 2-3 metër lartësi dallge 0.5-1.2 metër. Mjegull/mjegullinë nga reshjet. Temperaturat minimale në vlera negative në të gjithë territorin. Rrezik nga ngricat e forta.
Temperaturat parashikohen:
Vendet malore -13°/-2°C
Vendet e ulta -6°/7°C
Vendet bregdetare -1°/7°C /e.malaj/ /a.g/













