Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rënie e temperaturave në të gjithë vendin

TIRANE, 28 Shkurt /ATSH/ – Gjatë ditës së sotme moti mbi vendin tonë parashikohet me vranësira dhe kthjellime.

Sipas Shërbimit Meterologjik do të ketë reshje dëbore të herëpashershme me intensitet të ulët deri në orët e mesditës. Në relievet malore në orët e pasdites do të ketë  reshje dëbore me intensitet të dobët.

Era do të fryjë  me drejtim Veriperëndim 1-15m/sek.

Deti i forcës 2-3 metër lartësi dallge 0.5-1.2 metër. Mjegull/mjegullinë nga reshjet. Temperaturat minimale në vlera negative në të gjithë territorin. Rrezik nga ngricat e forta.

Temperaturat parashikohen:

Vendet malore                -13°/-2°C

Vendet e ulta              -6°/7°C

Vendet bregdetare      -1°/7°C   /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version