Tirana, panoramë shumëngjyrëshe kulturore

TIRANE,27 Shkurt /ATSH-A.Alla/ – Tirana është shnëdrruar tashmë në një kryeqytet me një jetë të pasur kulturore.

Të gjitha grupë moshat kanë mundësi të mbushin ditën e tyre me aktivitete të ndryshme kulturore duke pasur mundësi zgjedhje nga më të ndryshmet. Artdashësit në kryeqytet mund të eksplorojnë gjini të ndryshme të jetës kulturore, si teatrot, muzetë, operën dhe koncerte të ndryshme që zhvillohen në Tiranë.

Kalendari artistik ofron shumë mundësi zgjedhje në teatrot e kryeqytetit në shumë shfaqje të zhanerave të ndryshëm ku gjithsecili nga ne gjen vetveten. Teatri Kombëtar na fton në tragjedinë e famshme ”Makbethi”, teatri eksperimental ofron buzëqeshje me komedinë e famshme franceze ”Boeing Boieng”, gjithashtu përveç buzëqeshjes publiku ka mundësinë të shoh në këtë teatër dhe të përjetoj dramën e luftës së Kosovës me ”Gishtin”.

Fëmijët gjithashtu do argëtohen me disa shfaqje ku aventurat nuk do të mungojnë në Teatrin Eksperimenal me “Matilda”,”Safari i Livias” dhe ”Don Kishoti”. Këto shfaqje shoqërojnë publikun e vogël çdo fundjavë duke i bërë dhe ata pjesë të këtyre aventurave të dashura.
Gjithashtu dhe Cirku Kombëtar ka menduar për ta me shfaqjen ”Nga sytë e kllounit” duke sjell personazhin e kllounit i cili është shumë i dashur për to dhe është dhe simboli i cirkut,ku çdo fundjavë fëmijët do shohin aventurat dhe do shijojnë lojërat e kllounit duke qenë dhe ato pjesë e tyre.

Arti pamor, ekspozitat do jenë me tematika nga më të ndryshme, ”Tani,tani, tani” nga artistja suedeze Mia Enell vazhdon për publikun në ambientet e Kryeministrisë ,në të cilën shpalosen 22 punime ,të cilat të japin ndjesinë e një procesi të papërfunduar emocionesh dhe ndjenjash .Në ambientet e Tullës ka hapur dyert ekspozita ”Zanafilla” nga Gani Xhengo në të cilën ekspozohen fotografi mbi ngjarjet e 20 shkurtit të vitit 1991.

Destili ju fton gjithashtu të vizitoni ekspozitën më të re ”Question & Perceptions” nga Roland Beqiraj.Ekspozita me fotografi shfaq njerëz të thjeshtë përgjatë përditshmërisë së tyre,ku jeta e tyre paraqitet bardh e zi,ashtu si çdo gjë ka dy anë medalje :lufta dhe paqja,e mira dhe e keqja,trishtimi dhe gëzimi. Ekspozita ”Gjergji i Kastriotëve” e realizuar në kuadër të vitit të Skënderbeut ,ku publiku do ketë mundësi të shohi nga afër zahanere dhe teknika të artit pamor si skulptura,piktura në ambientet e Qendrës Rinore Tiranë.

Të rinjtë do kenë gjithashtu mundësi argëtimi me koncertin ”Different Festival” i cili do të zhvillohet në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar e ku do të kenë mundësi të shijojnë tingujt e violinës dhe violinçelës nga artistët Arben Spahiu, Dorjan Xhoxhi, Vlorent Xhafaj.

Pra mundësitë janë të shumta zgjedhja ngelet tek artdashësit se ku duan të shkojnë për të shijuar emocinet dhe ndjesitë që të jep vet arti i cili ndërthur bukur ndjenjat,emocionet dhe përjetimet.  /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.