UT miraton kriteret e pranimit, mesatarja për çdo fakultet

178

TIRANE, 13 Shkurt/ATSH-Z.Tosku/-Universiteti i Tiranës ka miratuar kriteret e pranimit për vitin e ri akademik 2018-2019 ndërkohë që edhe këtë vit pranimet do të bëhen mbi të njëjtat kritere, që janë mesatarja e shkollës dhe provimet e Maturës.

Sa i përket peshës së mesatares së tre viteve, kjo e fundit  varion nga një fakultet në tjetrin, sikurse edhe vlerësimi i lëndëve me zgjedhje. Në dy vitet e fundit, qeveria ka vendosur notën 6 si kusht për të konkurruar në universitetet publike. Një vit më parë në UT, u pranuan mbi 5600 studentë të rinj, parashikohet që kuotat të jenë në këtë nivel edhe për vitin e ardhshëm, nisur edhe nga kapacitetet që kanë fakultetet.

Fakulteti i Drejtësisë: 50% e pikëve mesatarja e shkollës dhe provimet e Maturës 50% grup-lëndët me zgjedhje

Fakulteti i Shkencave Sociale: 50% e pikëve mesatarja e 3 viteve, 40% provimet e detyruara të Maturës, 10% provimet me zgjedhje

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja: 100% pikëve mesatarja e tre viteve dhe rezultatet e maturës

Fakulteti Histori-Filologji: 80% e pikëve mesatarja e 3 viteve dhe 20% provimet e Maturës Shtetërore

Fakulteti i Ekonomisë: 50% të pikëve mesatarja e 3 viteve dhe 50% gruplëndët për provimet me zgjedhje

Fakulteti i Shkencave të Natyrës: 25% e pikëve mesatarja e 3 viteve dhe 25% provimet e Maturës, 50% grup-lëndët me zgjedhje. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.