Ballina Lajme nga Vendi

Drake me këngën ”God’s Plan” po bën histori

TIRANE,13 Shkurt /ATSH/ – Drake me këngën e tij “God’s Plan” po vazhdon të ketë sukses dhe të thyej rekorde . Në javën e tretë në majë të Billboard Hot 100, kënga ”God’s Plan”është bërë kënga e parë që ka tejkaluar 75 milionë dëgjime në SHBA, raporton Billboard.

Këtë javë “God’s Plan” u dëgjua 79.6 milionë herë në SHBA.

Në dy javët e fundit kënga arriti 82.4 dhe 83.3 milionë dëgjime, kurse kjo këngë kryeson edhe në shitjet e këngëve dixhitale,  në 17 radio amerikane dhe është në vendin e parë të top listave të Hot R&B dhe Hot Rap.

Kënga po bën historinë që prej publikimit, duke shkatërruar statistikat në Spotify dhe Apple Music ku arriti rekorde ditore dhe debutuese.

https://www.billboard.com/charts/hot-100

/a.alla/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRrëshqitje dheu në Dibër, nis puna për zhbllokimin e rrugës së Trebishtit
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Një në 10 grekë fle me celular te… koka!