ATHINË, 13 shkurt /ATSH-ANA-MPA/ – Rreth 53% e grekëve e marrin telefonin e tyre celular në shtrat, ndërsa një në 10 persona fle me të, sipas një hulumtimi të fundit me kërkesë të kompanisë kineze të telekomunikacionit “Huawei”.
Hulumtimi i quajtur “Marrëdhëniet me telefonat smartphone” u krye nga IPSOS në janar 2018 në 12 tregje në Greqi, Austri, Bullgari, Danimark, Kroaci, Hungari, Poloni, Rumani, Serbi, Slloveni, Turqi dhe Republikën Çeke .
Sipas të dhënave, 74% e grekëve lexojnë e-mail-et e tyre, navigojnë në mediat sociale dhe dërgojnë mesazhe nga telefonat e tyre celular përpara se të shkojnë në shtrat, ndërsa 53% e të anketuarve thanë se e marrin me vete në shtrat telefonin e tyre.
Gjithashtu, gjëja e parë që 58% e grekëve kontrollojnë kur zgjohen nga gjumi është telefoni i tyre smartphone.//a.i/ a.jor.























