TIRANË, 10 janar/ATSH/ Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bën të ditur se kompanitë e sigurimeve paguan në total rreth 3,6 miliardë lekë dëmshpërblime për periudhën janar-nëntor.
Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit, dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-nëntor 2021 kapën vlerën 3,6 miliardë lekëve, duke shënuar një rritje me rreth 25.35 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, dëmet e paguara në tërësi, përfshi ato të pronës apo shëndetit, shënuan rënie të ndjeshme krahasuar me një vit më parë.
Gjatë periudhës janar-nëntor 2021, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6 miliardë lekë, ose 11.88 % më pak se në periudhën janar-nëntor 2020.
AMF thotë se rënia është ndikuar kryesisht nga pagesa e pjesës më të madhe të dëmshpërblimeve për tërmetet e fund vitit 2019 gjatë vitit të kaluar.
/a.a/r.e/












