Ballina Aktualitet

Xhaçka: Shqipëria mbështet dialogun me Rusinë

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka theksoi sot se Shqipëria e mbështet dialogun me Rusinë.

Xhaçka mori pjesë sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, mbi pozicionimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe çështjet më të gjera të sigurisë evropiane.

“Mirënjohje Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për mbledhjen e jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, mbi pozicionimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe çështjet më të gjera të sigurisë evropiane. Një mundësi shumë e mirë për të diskutuar mbi këtë kërcënim serioz për sigurinë dhe mënyrat për ta trajtuar atë”, nënvizoi Xhaçka.

Ministrja Xhaçka bën të ditur se “theksova mbështetjen e Shqipërisë  për dialogun me Rusinë duke qëndruar të patundur në parimet dhe angazhimet tona”.

/k.s/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMjaftueshmëria e kapitalit të bankave, 13.5%
Artikulli tjetërCOVID-19 – BM përballet me mungesa të stafit spitalor