Ballina Ekonomi

ARRSH riparon segmentin Kavajë-Rrogozhinë

TIRANË 5 janar /ATSH-I.Vata/ Pas asfaltimit të rrugës Kavajë-Rrogozhinë dhe riparimit të pjesëve të dëmtuara është lehtësuar qarkullimi i mjeteve dhe është rritur siguria rrugore.

Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar ku njofton se “përgjatë aksit rrugor Kavajë-Rogozhinë është bërë riparimi i shtresave asfaltike duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve dhe duke rritur sigurinë rrugore në këtë aks”.

Rruga Kavajë-Rrogozhinë kishte pësuar dëmtime përgjatë gjithë segmentit, por me ndërhyrjen është përmirësuar duke lehtësuar lëvizjen e mjeteve.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta për ngjarjen në “Don Bosko”: Autorët të vihen para drejtësisë
Artikulli tjetërOMICRON – Britania e Madhe lehtëson rregullat e udhëtimit