Ballina Ekonomi

Konsumi final i popullatës, rritje 3.3%

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, u rrit në tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT) tregojnë se konsumi i popullatës është rritur me 3.3 %, duke shënuar rritje për të tretin tremujor radhazi. Në të njëjtën periudhë të vitit 2020, konsumi pësoi rënie me 3.3% si pasojë e ndikimeve negative të pandemisë COVID-19.

Konsumi final i familjeve llogarit të gjitha mallrat dhe shërbimet që përdoren direkt për të plotësuar kërkesat individuale të familjeve rezidente. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRAZIL – Shirat shkaktojnë përmbytje dhe shëmbjen e dy digave
Artikulli tjetërMeta viziton kishën e Leusës në Përmet