Ballina Flash

Meta viziton kishën e Leusës në Përmet

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Presidenti Ilir Meta vizitoi kishën e Leusës, e cila ndodhet në jug të Përmetit, nga ku lugina e Vjosës duket si në pëllëmbë të dorës.
Meta ndau pamje nga vizita në këtë kishë, ndërsa u uroi të gjithë shqiptarëve festa të gëzuara.
“Sipas traditës, ndeza një qiri, për t’ju bashkuar lutjeve tuaja në këtë sezon festash për më shumë shëndet, mbarësi e gëzime në çdo familje shqiptare! Të keni bekimet e Zotit!”, shprehet Meta.
E ndërtuar në shekullin XVII, me afreske dhe gdhendje unike druri të punuara mjeshtërisht, kisha mban emrin e së Tërëshenjtës Mari dhe i kushtohet Fjetjes së saj.
Kjo kishë është një atraksion i jashtëzakonshëm për turistët vendas dhe të huaj, një monument i rrallë i trashëgimisë tonë kulturore, që nuk duhet lënë pa u vizituar.
/k.s/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonsumi final i popullatës, rritje 3.3%
Artikulli tjetërDalja e pagave, Alibeaj: Prokuroria të bëjë transparencë mbi hetimet