Ballina Flash

Parashikimi i motit, 27 dhjetor 2021

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot parashikohet përkeqësim i mëtejshëm i kushteve atmosferike mbi vendin tonë. Moti do të jetë kryesisht i vranët .Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e veriut, veriperëndim  dhe jugperëndimit reshjet hera-herës dhe në kohë afatshkurtër me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug me shpejtësi mesatare 2 deri 8 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era e fortë dhe shpejtësi deri në 10-16 m/s gjatë natës. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 deri 5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/12 Re shi
Kukës 8/10 Re shi/bore
Lezhë 10/12 Re shi
Dibër 2/8 Re shi/bore
Durrës 11/14 Re shi
Tiranë 12/13 Re shi
Elbasan 8/12 Re shi
Berat 6/15 Re shi
Vlorë 15/16 Re shi
Korçë 3/9 Re shi/bore
Gjirokastër 7/10 Re shi
Sarandë 11/13 Re shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Austria: Shqipëria dhe MV kanë nevojë për një sinjal politik nga BE
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/12/2021