Ballina Aktualitet

Xhaçka: Jetike mbështetja e SHBA për tranzicionin demokratik të Shqipërisë

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u shpreh sot se mbështetja e SHBA për tranzicionin demokratik të Shqipërisë ka qenë jetike.

“Vështirë të ekzagjerohet se sa jetike ka qenë mbështetja e SHBA për tranzicionin demokratik të Shqipërisë”, tha Xhaçka në një reagim.

“Ambasadori Ryerson do të ketë përgjithmonë mirënjohjen e shqiptarëve për rindërtimin e marrëdhënieve Shqipëri- SHBA pas izolimit të komunizmit”, theksoi Xhaçka.

Ministrja Xhaçka shpërndau reagimin e ambasadore së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila përkujtoi dje 30-vjetorin e paraqitjes së letrave kredenciale të Uilliam Rajerson, si Ambasadori i parë i SHBA në Shqipëri. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFinancim i BE-së, rindërtohet shkolla “Mehmet Babamusta” në Kavajë
Artikulli tjetërGJERMANI – Lauterbach: Nuk përjashtojmë një lockdown të ashpër